Challandes vlerëson lart Çekinë e Anglinë, por nuk do të heqë dorë nga filozofia e tij

Anglia është prej përfaqësueseve më të mira në botë. Çekia është prej 10 apo 15 më të mirave në Evropë.

Ndaj tyre Kosova luan në shtator dhe luan me synime të qarta – për të bërë lojë të mirë dhe përmes saj të kërkohet edhe rezultati i mirë. Këtë e thotë vetë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri zviceran e ka përjashtuar mundësinë që Kosova ndaj dy rivalëve më të mëdhenj të grupit të ndalet në mbrojtje dhe kështu të kërkojë nga një pikë. Ai thotë se fitimi i numrit të caktuar të pikëve nuk do të diskutohet me lojtarë. Synimet, si deri më tani, nuk do të përcaktohen me pikë të fituara.

Përfaqësuesja e Kosovës më 7 shtator takohet me Çekinë në Prishtinë. Më 10 shtator luan në udhëtim ndaj Anglisë në Southampton. Janë këto ndeshje të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Sidomos ndeshja ndaj Çekisë vlerësohet me rëndësi të madhe, për synimin që Kosova të renditet e dyta dhe kështu të sigurojë direkt Evropianin e vitit tjetër.

Challandes ende nuk ka publikuar listën për ndeshjet e shtatorit, ndërsa ka marrë lajme të këqija për lojtarët në ditët e fundit, për lëndimet e tyre.

“Janë ndeshje të mëdha e jo vetëm të rëndësishme. Janë ndeshje shumë të mëdha këto që na presin në shtator”, ka thënë Challandes të premten, në një bisedë telefonike për gazetën