Chelsea ka nisur bisedimet me Coutinhon

Chelsea, Man United, Arsenal – të gjithë e duan Coutinhon

Sipas të përditshmes katalunase Sport, Chelsea tashmë ka hapur bisedimet me Philippe Coutinhon për një trasnferim gjatë verës

Braziliani aktualisht është në formë huazimi te Bayern Munich nga Barcelona, por nuk do të rikthehet në Camp Nou, derisa mendon se opsioni më i mirë është sërish Premier League.

Manchester United, Arsenal dhe Tottenham thuhet se e duan atë, por Frank Lampard me Chelsean e tij kanë lëvizur më përpara dhe tashmë kanë nisur bisedimet për të arrtiru një marrëveshje.

Coutinho u huazua te Bayerni me të drejtë blerje, 120 milionë euro, shifër që s;do ta paguajë klubi gjerman, ndërsa tani raportohet se Barcelona kërkon të paktën 80 milionë euro.