Chelsea pritet ta zyrtarizojë edhe një transferim tjetër

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Chelsea tashmë ka një portier të ri. Ai është Edouard Mendy dhe vjen nga klubi francez i Rennes.

Marrëveshja mes dy ekipeve është arritur për 24 milionë euro, ndërsa termat personal mes portierit dhe Chelseat janë arritur prej javësh.

Gjithçka është e kryer, ku tani mbeten të firmosen vetëm dokumentet mes klubit londinez dhe Rennes, si dhe detajet e fundit.

Donnarumma dhe Oblak nuk kanë qenë kurrë në radarin e Chelseat këtë verë, ndërsa Mendy ishte zgjedhja e parë për shkak edhe të çmimit të ulët që kishte.