Çka është kjo vrimë në qiell? Arabët mbesin të habitur nga ajo që shohin

Qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe mbetën të habitur kur një “vrimë” misterioze u hap papritmas në qiell, sipër qytetit Al Ain këtë vikend.

Vrima e madhe doli në qiellin e pastër brenda një reje afër kufirit me Omanin, sikur dikush të kishte hapur një vrimë në atmosferë

Astronomi dhe meteorologu Ebrahim Al Jarwan, publikoi një video të shkurtër të vrimës në Twitter, duke shtuar se “pamja e rrallë dhe e bukur” është diçka që në shkencë njihet si “re vrimë”.

Një tjetër përdorues shkroi se vrima dukej sikur “Zoti të kishte gjuajtur një gur në liqen”, përderisa të tjerët thanë se fenomeni i çuditshëm është shkaktuar nga një UFO.