Cooler Master sjell variantet e ftohësve TUF Gaming Alliance ML120L dhe MA410P

Kompania Cooler Master i ka prezantuar variantet e bashkë-brenduara Asus TUF Gaming Alliance të CPU coolerëve të vet MasterLiquid ML120L dhe MasterAir MA410P, raporton TechPowerUp.

Për modelin ML120L, kjo e nënkupton shtimin e dizajnit të ndriçuar TUF Gaming Alliance në bllokun e pompës, ndërsa për MA410P është një mbulesë unike metalike mbi fin-stackun e aluminit. Të dy ftohësit tani e kanë një version special të ventilatorit MasterFan 120 Pro Air Balance me kornizë portokalli, stiker për aktivizues dhe ndriçim RGB LED

MasterAir MA410P mbetet zgjidhja premium e Cooler Master për sistemet më kërkuese CPU, ndërsa MasterLiquid ML120L është më afër segmentit të përballueshëm të sistemeve me ftohje të lëngshme.