Cooler Master sjell variantet TR4 Edition të ftohësit MasterLiquid ML RGB

Kompania Cooler Master i ka prezantuar variantet TR4 Edition të linjës së saj të ftohësve për CPU MasterLiquid ML RGB all-in-one me ftohje të lëngshme. Modelet e reja përbëhen nga ML240 RGB TR4 Edition dhe ML360 RGB TR4 Edition. Siç sugjerojnë edhe emërtimet, këta ftohës e mbështesin socketin AMD SP3r2 ose TR4, dhe janë të dizajnuar për procesorët Ryzen Threadripper, përcjell TechPowerUp.

ML240 RGB TR4 Edition, me radiatorin e vet prej 240mm x 120mm rekomandohet për modelet me TDP 180W, ndërsa ftohësi më i madh (me radiator 360mm x 120mm) rekomandohet për modelet e procesorëve prej 250W TDP, duke përfshirë edhe Threadripper 2990WX 32-bërthamësh. Të dy ftohësit e kanë një dizajn me bllok pompë me një bazë të rritur drejtkëndore bakri për ta mbuluar më mirë modulin Threadripper IHS dhe modulin për bazën TR4, shkruan KOHA Ditore.

Logoja e kompanisë në bllok pompë, si dhe ventilatorët e përfshirë në paketim, vijnë me ndriçim RGB LED. Të dy ftohësit do të dalin në shitje më 14 mars, ndërsa Cooler Master nuk i ka bërë të ditura çmimet.