Cristiano Ronaldo rikthehet tek kombëtarja e Portugalisë

Është konfirmuar rikthimi i Cristiano Ronaldos tek kombëtarja e Portugalisë.
Ronaldo do të paraqitet me kombëtaren portugeze për herë të parë që nga përfundimi i Kupës së Botës.

Ylli i Juventus zgjodhi që të mos luante me kombëtaren e tij gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, por është kthyer për kualifikimet e Euro 2020.

Në listën e publikuar nga Fernando Snatos, ka figuruar edhe emri i pesë herë më të mirit në botë

Në listë gjithashtu shihen edhe emrat e veteranit Pepe si dhe ai i Nelson Semedo nga Barcelona.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell emrat e ftuar nga selektori i Portugalisë.

Portierët: Rui Patricio, Beto, Jose Sa

Mbrojtësit: Joao Cancelo, Nelson Semedo, Jose Fonte, Pepe, Ruben Dias, Raphael Guerreiro, Mario Rui

Mesfushorët: Danilo Pereira , Ruben Neves, William Carvalho, Bruno Fernandes, Joao Mario, Joa Moutinho, Pizzi

Sulmuesit: Bernardo Silva, Joao Felix, Goncalo Guedes, Rafa Silva, Andre Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa