Daçiqi i vendosur, nuk e ndalim fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha sot TV Prva të Beogradit se procesi i tërheqjes së njohjeve për Kosovën është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm dhe se është dashur të publikohet edhe një vendim i tillë, por “Serbia nuk ka dashur që këtë javë atyre t’ua prish rehatinë “.

“Nuk kemi dashur t’u shkaktojmë dëme në gjendjen shëndetësore atyre që i shkruan komunikatat e Quintit dhe të atyre nga Prishtina”, është shprehur me mburrje e cinizëm ministri serb Daçiq në këtë medium, transmeton Koha.net.

Sipas tij, kumtesa e vendeve të Quintit në lidhje me vazhdimin e dialogut me Kosovën, në Serbi “është kuptuar pak si shumë seriozisht”.

Asgjë të re nuk kanë thënë. Ajo që ëshyë bërë publike tregon se ata po përpiqen të na i ngarkojnë disa muaj më shumë, është shprehur Daçiq, duke shtuar se e gjitha filloi me presione ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas Daçiqit, “sjellja e Prishtinës është atak ndaj integritetit të Bashkimit Europian, i cili, sikundër edhe bashkësia ndërkombëtare, është sjellë papërgjegjshëm”.

Askush tani nuk e përmend Bashkësinë e Komunave Serbe, formimin e Ushtrisë, të gjitha ato që janë shkelur nga Marrëveshja e Brukselit, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka thënë se nuk ka informacione nëse tifozët e Cërvena Zvezdës i kanë vënë zjarrin Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë