Daçiqi: Nuk mund të thuhet se SHBA-ja është për ndryshim kufijsh

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, beson se SHBA-ja do të mbështesë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, dhe se tani është një moment i favorshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai, për mediat në Serbia tha se është kundër vazhdimit të dialogut derisa të mos hiqet taksa ndaj mallrave serbe, e vendosur nga vitin e kaluar.

I pyetur për idenë e ndryshimit të kufijve dhe se e kujt ishte ideja për një gjë të tillë, Serbisë apo SHBA-së, Daçiq tha se nuk kishte sinjal nga SHBA

“Nuk mund të thuhet se Amerika është në favor të këtij parimi”, tha ai.