Daily Mail: Barcelona bën transferim të bujshëm nga Premierliga

Barcelona është në krizë të madhe në të gjitha frontet. Marrëdhënihet ndërpresonale mes lojtarëve, mes lojtarëve dhe drejtorit sportiv Eric Abidal, lëndimet e lojtarëve, rezultatet e dobëta, tregojnë më së miri situatën ku janë futur kampionët në fuqi të La Ligas.

Për të evituar këto situata dhe për të nisur një projekt të ri, Barcelona po mendon të rikthej në skuadër ish lojtarin e tyre.

Sipas ‘Daily Mail’, Barcelona po planifikon të rikthej Adam Traoren, që po shkëlqen te Wolves në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Anësori 24 vjeçar është larguar nga Barcelona në vitin 2015 në drejt të Aston Villas, për t’u transferuar pastaj te Middelsbrough dhe së fundi te Wolves.

Traore këtë sezon në Premierligë ka shënuar pesë gola, duke regjistruar edhe dhjetë asistime.