fbpx

Dardanët reagojnë rreth zhvillimeve në FFK: “Mos na ndërpreni ëndrrën”

Tifo-grupi zyrtar i Kosovës, Dardanët kanë reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Nëpërmjet një reagimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Dardanët kanë kërkuar që nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevant në këtë situatë të krijuar, që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual, çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënien e FFK me UEFA, dhe që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë.

Komunikata e plotë e tyre:

“Në këto momente të paqarta dhe brengosëse për futbollin e Kosovës, ne ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, kërkojmë nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevant në këtë situatë të krijuar:
që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual;
që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënjen e FFK me UEFA;
që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë.

Paradoksalisht, në vend se të jemi të fokusuar në ndeshjet e rradhës të Play-off-it, ne dhe gjithë opinioni publik futbolldashës jemi në ethe të ngjarjeve rreth FFK.
Bëjmë apel të gjithëve për ftohje të tensioneve që mund të rrezikojnë pjesmarrjen tonë eventuale në Euro2020.
Ne, tifozët e Kosovës, nuk mbështesim asnjëherë individ të caktuar, por futbollin e Kosovës.
Ne, tifozët e Kosovës, gjithmonë do të pëkrahim strukturat legale në FFK, andaj e perkrahim Kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi.

Andrra jonë vazhdon, mos na e ndërpreni. ”