Daut Haradinaj mobilizon strukturat: Pak ditë na ndajnë nga fitorja e Pejës dhe e gjithë Kosovës

Kandidati për deputet dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj është shprehur i bindur në fitoren e koalicionit AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përveç kësaj, Haradinaj thotë se kësaj fitoreje në gjithë Kosovën do t’i jap shtytje të madhe fitorja në Pejë.

“Pak ditë na ndajnë nga fitorja e Pejës dhe e gjithë Kosovës. Duke e parë vullnetin e shtabit zgjedhor dhe mobilizimin 100% edhe rezultati do jetë 100%. Krenaria e Kosovës po rikthehet fuqishëm”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj përgjatë parafushatës është parë tejet aktiv në terren. Ai ka vizituar lokalitete të shumta anëembanë Kosovës, duke i sjellë AAK-së edhe shumë aderime.