DEDIKIM HEROIT

I tërë angazhimi yt jetësor përqon një Amanet – Bashkimin për të bërë luften, lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, të nderuar familjarë të Kolonel Ahmet Krasniqit, bashkveprimtarë e bashkluftetarë!
Në ketë dite të krenarisë vushtrriase dua të ndaj me Ju ndjenjat e mia më të thella në karrierën ushtarake dhe luftarake.

Puna në Ministrinë e Mbrojtjes më ka dhënë emocione dhe ndjenja shpesh, kur kadetët tanë arrinin suksese, kur Ushtria e Kosovës konsolidohej me kuadro të arsimuara e armë apo kur zhvillonim doktrinat ushtarake. Mirëpo, dita kur Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha me ngarkoj me detyrën për rivarrimin e eshtrave të Ministrit Krasniqi, për mua ishte ndjenjë nderi të veçantë. Të veçanët këtë e bënte fakti se riatdhesimin e Heroit po e kryenim me Ushtrinë e Kosovës.

Çdo ushtar e ëndërron pavdekësinë, Kolonel Ahmet Krasniqi po bëhet kështu bashkudhëtar i Republikës së Kosovës deri në përjetësi!
Të nderuar qytetare të Vushtrrisë!

Urime shtatorja dhe e gazofshim bashkërisht lirinë e Kosovës!
Lavdi jetës dhe veprës se Kolonel Ahmet Krasniqit!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës

Hisen A. Berisha