Dembele thotë se nuk ka biseduar për kontratën e re

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele ka zbuluar se ende nuk ka nisur negociatat me Barcelonën për kontratën e re. Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit të ardhshëm dhe kohët e fundit është spekuluar për një largim të tij të mundshëm nga “Camp Nou” pas përfundimit të sezonit aktual.

Dembele 23-vjeçar është i gatshëm të mbetet te Barça por që klubi spanjoll ende nuk i ka bërë ofertë për kontratën e re. Duke pasur parasysh këtë situatë, skuadrat si Juventusi, Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini e Liverpooli tashmë kanë shprehur interesim për Dembelen.

“Unë kam edhe një vit kontratë dhe po ndihem mirë këtu. Mirëpo, ende nuk kam biseduar me klubin për kontratën e re. Do të shoh se si do të shkojnë gjërat deri në fund të sezonit”, ka thënë Dembele.

Francezi këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime në 37 ndeshje.