Demokratët nuk e përjashtojnë opsionin e shkarkimit të Trumpit

Liderët demokratë ne Dhomën e Përfaqësuesve nuk e përjashtojnë mundësinë e fillimit të procedurave për shkarkimin e presidentit Donald Trump pas publikimit të raport të hetuesit special, Robert Mueller, përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale dhe për ndërhyrje të presidentit amerikan në drejtësi.

Demokratët ende nuk e kanë ndarë mendjen për hapat që do të ndjekin pas publikimit të raportit. Një pjesë e krerëve të Partisë Demokrate mendon se është më e udhës 18 muaj para zgjedhjeve presidenciale, të përdoret raporti për ta sulmuar Trumpin në fushatën për mandatin e dytë, transmeton Koha Ditore.

Jarrold Nadler, demokrat që kryeson Komitetin për Drejtësi në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë se ende po analizohet përmbajtja e raportit të Muellerit.

Komiteti që drejtohet prej tij ka përgjegjësi për procedurat e fillimit eventual të shkarkimit të Trumpit. Ka thënë se “të shohim si do të na prijë” raporti. “Nëse provohet ndërhyrja në drejtësi, atëherë duhet të shkarkohet”, ka deklaruar Nadler.