Dënohet gruaja e Sami Lushtakut e cila në 2014-n e ndihmoi të arratisej nga QKUK-ja

Myrvete Hasani Lushtaku është dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale të mundësimit të arratisjes së Sami Lushtakut në vitin 2014 nga QKUK-ja.

Kryetari i trupit Shashivar Hoti ka thënë se me pëlqimin e saj ky dënim zëvendësohet me dënim me gjobë prej 3 e 500 euro

Hasani, akuzohej nga Prokuroria se kishte ndihmuar dhe lehtësuar arratisjen e bashkëshortorit të saj Sami Lushtaku, nga QKUK-ja në vitin 2014, derisa ky dënim u dha dy ditë pasi ajo arriti marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë.