Deputeti i PSD-së i reagon kryeministrit: Po ndan para për Francë e vendin tënd e ke lënë buzë rrëzimit

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi ka reaguar pasi që kryeministri Ramush Haradinaj u deklarua se do të ndahen mjete për rindërtimin e Notre Dame në Francë

Sipas Krasniqit, ndarja e këtyre fondeve po ndahet kur në Kosovë ka më shumë nevojë në shumë objekte që të investohet, duke përmendur edhe disa prej tyre.

Teksa ka cekurën, Kullën e Jasharajve që po shembet, e disa raste të tjera, deputeti ka theksuar se edhe pse djegia e Notre Dame ka prekur shumë njerëz, ndihma do të duhej të vinte nga shtete më të zhvilluara.

“E di që djegja e Notre Dame i ka prekur shumë njerëz, përfshirë edhe mua. Por çdo tendencë për solidaritet me të tjerët që janë shumë përpara teje me zhvillim, ndërkohë që vendin tënd e ke lënë buzë rrënimit, është hipokrizi dhe keqmenaxhim i buxhetit shtetëror”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, sot kryeministri Haradinaj deklaroi para ambasadorit francez se Kosova do të ndihmojë me mjete Francën për të ndihmuar në rindërtimin e Notre Dame që u djeg para dy ditëve.