Deputetja Adriana Matoshi foto romantike me të dashurin, thotë se dashuria i pushton të gjitha

Deputetja e Kuvendit te Kosovës, Adriana Matoshi ka postuar disa foto me te dashurin e saj Keith Groeneveld.
Adriana, e cila tash është edhe deputete dhe një politikane e ardhshme pasi që i është futur këtij profesioni, ka postuar disa foto me Keith, i cili sot më herët e kishte befasuar aktoren dhe deputeten duke i dhuruar lule.
“Dashuria i pushton të gjitha”, ka shkruar ajo.
Aktorja dhe deputetja është dukur e lumtur në krahët e të dashurit të saj lidhjen me të cilin ajo e ka konfirmuar vitin e kaluar edhe pse ishte përfolur më herët për këtë lidhje.