Deputetja e LDK’së e refuzon ofertën e VV’së që i shton 2 ministri

Besa Gaxheri e LDK-së po e sheh si të prapranueshme rritjen e numrit të ministrive, në negociatat me LV-në për koalicion

Deputetja Gaxherri duke folur për ofertën e re të bërë nga LV-ja ka deklaruar se një gjë e tillë po bëhet për të kënaqur egot e individëve të caktuar.

“Unë nuk kam asnjë informacion sepse ajo ofertë nuk është shqyrtu. Procesi është dëshpërues edhe i pakuptimtë. Zoti Kurti po na jep me kuptu se është shumë i përkushtum me pas sa më shumë pushtet dhe kontroll në këtë Qeveri. Nëse tani po mundet me u rrit numri i ministrive për të kënaqur egot ose kërkesat e individëve për mua nuk është e pranueshme dhe nuk është ajo pritja të cilën e ka proklamuar z.Kurti. Z.Kurti bani Kryetarin e Kuvendi dhe tani po bën makinacione për shtimin e numrit të ministrive. Unë mendoj se kjo punë duhet të vendoset shpejt, dhe mendoj se nuk është e rëndësishme se kush i merr ministritë. Z.Kurti ka shku tek z.Mustafa për bashkëpunim edhe pse sjelljet kanë qenë të papranueshme nga LDK-ja, z.Mustafa i ka kalu.Unë kam besu se mundemi me ba marrëveshje por se si lindi tek Kurti gjithë ky mosbesim për LDK-në është zhgënjyes dhe mosbesues” tha Gaxherri

Në anën tjetër, është bërë e ditur se LV-ja i ka bërë ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosoëvs për shtim të numrit të ministrive, në mënyrë që të barazohen me kryeparlamentarin, që tashmë i takon partisë së Albin Kurtit