Dështon iPhone X, i shpërthen përdoruesit duke e mbushur

Një iPhone X thuhet se “shpërtheu” përgjatë procesit të instalimit të një përditësimi të softuerit.
Ky zhvillim vjen nga qyteti Federal Way i Uashingtonit, ku një përdorues pretendon se iPhone i tij 10-mujor “u nxe dhe shpërtheu gjatë procesit të përmirësimit të [iOS 12.1]”.

“Gadgets 360” kontaktoi Rahel Mohamad, pronari i iPhone X në fjalë, për të zbuluar detajet e incidentit që ai fillimisht kishte cicuar në lidhje me të

“Këtë vit në fillim të janarit bleva iPhone. Ai funksiononte normalisht.” tha Mohamad. IPhone X ishte në proces të përditësimit të iOS 12.1 kur, sipas Mohamad, e vuri atë të karikohej. Në fazë të mëvonshme, thotë ai, “tymi i errët gri filloi të dilte nga telefoni. Përditësimi përfundoi dhe sapo u ndez telefoni filloi të nxjerrte tym dhe të diegej”.

Ai thotë se i është qasur Apple, i cili dëshiron ta hetojë incidentin më tej duke e dërguar Mohamadin të dërgojë iPhone X tek ata.

Në një përgjigje në Twitter për tweetin e tij, Apple Support tha se kjo është padyshim e pritshme dhe se do ta zgjidhë atë së shpejti.