Diçka gjigante është duke fishkëllyer në fund të deteve

Shkencëtarët që merren me studimin e ujërave kanë pikasur një lloj fishkëllime që vinte nga fundi i detit.

Fishkëllima është dëgjuar në Detin e Karaibeve ndërsa skuadra e shkencëtarëve mundën ta zbulonin vetëm se fundmi.

Sipas kërkueseve, zhurma ishte aq e ulët saqë nuk mund të kapet nga veshi i njeriut.

IFL Science njoftoi fillimisht se çfarëdo që të ishte duke e prodhuar zhurmën ishte aq shumë e madhe dhe e lëvizshme sa që po gjeneron valë gravidacionale në fushën gravidacionale të Tokës.

Zbulimi i u bë nga kërkuesit e Univeristetit të Liverpulit të cilët fillimisht menduan se fishkëllima vinte nga një gjallesë.

Por, si duket kishte qenë i gjithi një efekt i krijuar nga dallgë masive të cilat me raste lëviznin drejt lindjes duke ndërvepruar me dyshemenë e oqeanit.

Sasia e madhe e ujit që lëvizte para dhe pas ndikonte gjithashtu edhe në fushën gravidacionale të Tokës.