Diego Costa rikthehet në Londër

Sulmuesi problematik është kthyer nga Brazili për t’iu bashkuar skuadrës së Chelseat.

Diego Costa rikthehet në Londër. Pasi kaloi një verë të tensionuar për shkak të marrëdhënieve të tij me klubin e Chelseat dhe trajnerin Antonio Conte, sulmuesi ka zbarkuar sërish në Angli.

Sipas së gjitha gjasave ai edhe do të kthehet të stërvitet nën urdhrat e Contes ndonëse ky i fundit ka thënë se Costa nuk bën pjesë më në planet e tij.

Trajneri italian e ka përfshirë 28-vjeçarin në listën për kampionatin, por jo në atë të Ligës së Kampionëve.

Mund të ndodhë që gjatë afatit kalimtar të dimrit Costa të largohet përfundimisht nga Chelsea për t’u kthyer te skuadra e Atletico Madridit.