Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e arrin finalen

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur në finale të kategorisë deri në 48 kilogramë të Grand Prixit të Budapestit të Hungarisë, pasi që gjatë gjithë rrugëtimit shfaqi formë të mrekullueshme

Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Spanja, Julia Figueroan. Paraqitja e saj e mirë në këtë ndeshje bëri që ajo ta sigurojë të paktën medaljen e argjendtë në këtë garë, mirëpo në finale do të luftojë për të artën

Në rundin e dytë, Distria Krasniqi, e mposhti me ippon xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova, dhe e siguroi kështu një vend në çerekfinale. Që të dyja këto xhudiste e kishin kaluar kaluan rrethin e parë pa luftë.

Kosovarja e mposhti kinezen Yanan Li në çerekfinale të kësaj gare.

Medalje e kësaj gare të shtohet në mesin e 20 medaljeve të fituara nga Distria në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.

Përveç Distria Krasniqit, sot Kosovën në Budapest të Hungarisë po e përfaqësojnë edhe Nora Gjakova (-57 kg) dhe Majlinda Kelmendi (-52 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Majlinda Kelmendi tani do të garojë për medaljen e bronztë, ndërsa Nora Gjakova pritet që së shpejti ta zhvillojë gjysmëfinalen e saj.