Djaloshi 5-vjeçar thyen rekord botëror, bën 3,202 pompa të njëpasnjëshme

Një djalë i quajtur “Schwarzenegger pesëvjeçar” ka thyer gjashtë rekorde botërore pas një seance maratone prej 3,202 pompash të njëpasnjëshme.
Rakhim Kurayev bëri 1.000 pompa në vetëm 40 minuta 57 sekonda dhe 2.000 pompa në 1 orë 30 minuta për të renditur veten në librat e rekordeve.

Vepra mbresëlënëse e djalit është përshëndetur nga të gjithë.

Kadyrov tha: “Nuk kam dyshim se ai do të arrijë ta përsërisë rekordin e tij në praninë e Komisionit të Librit të Rekordeve të Rusisë”.

‘Ai bëri 1.000 pompa në kohën më të shkurtër – 40 minuta 57 sekonda; 2.000 pompa në kohën më të shkurtër – 1 orë 30 minuta 47 sekonda; numri më i madh i pompave në një orë – 1.419 herë; si dhe numri më i madh i pompave në 2 orë – 2,559 herë dhe më në fund ai bëri 3,000 pompa në kohën më të shkurtër – 2 orë 22 minuta 9 sekonda.

Ramzan Kadyrov, gjithashtu i dhuroi djalit një vizitë në një dyqan lodër të madh ku mund të blinte ‘gjithçka që donte’.