Donald Trump do vritet, luftë dhe çka tjetër parashikon Nostradamusi për vitin 2019?

Parashikimet e frikshme të Nostradamusit për shekuj me radhë kanë shkaktuar kundërthënie. Por çka parashikoi Nostradamusi për vitin 2019?

Një ekspert i parashikimeve beson që Nostradamusi u mundua të paralajmëronte SHBA’të, Britaninë dhe pjesën tjetër të botës për një tragjedi.

Michel de Nostradame është parashikuesi më i njohur në historinë e botës dhe ndjekësit e tij pretendojnë se ai ka parashikuar me saktësi të madhe ngjarjet e mëdha në histori. Edhe pse shkrimet e tij mistike nuk caktojnë kohëra specifike, mbështetësit e profecive të tij thonë që shumë prej parashikimeve mbesin të plotësohen në vitet që po vinë.

Shumë prej tyre po hamendësojnë se çka ka parashikuar ai për vitin 2019. Craig Hamilton Parker, një telepatik britanik, dhe hulumtues në Psychics.co.uk, ka zbuluar se Nostradamusi ka parashikuar një vit të dhunshëm për presidentin Donald Trump.

Ai gjithashtu shton se pos atentatit në Donald Trump, ai gjithashtu pret konflikt në Lindjen e Mesme. Hamilton-Parker u deklarua kështu: “Ndjej se Trump do të ketë një mandat të dytë, por Nostradamus parashikoi se një përpjekje për vrasje do të jetë në mandatin e dytë”.

“Nostradamusi parashikoi gjithashtu një luftë në Lindjen e Mesme. Unë mendoj se ne do të kemi shenjat e para të kësaj në vitin 2019, por nuk do të jetë një luftë e plotë”

Një gjë që Nostradamus nuk ka parashikuar, megjithatë, është rezultati ose efektet e votimit të Brexit.

Hamilton-Parker vetë parashikoi një Brexit pa marrëveshje dhe për këtë arsye ai tha se ishte i befasuar kur pa që Brexit nuk u përmend nga profecitë e Nostradamus.

Kundërshtarët e Nostradamusit, megjithatë, nuk janë të bindur nga kompetencat e supozuara të tij mistike dhe pyesin nëse francezi mund të parashikonte me të vërtetë të ardhmen.

Një nga parashikimet më tronditëse të Nostradamus është ajo e vdekjes së mbretit Henry II të Francës. Monarku francez vdiq më 10 korrik 1559, vetëm katër vjet pas profecive të Nostradamusit, vdekjen e tij e parashikoi në veprën e tij të vitit 1555 “Magnum opus Les Propheties”.

Nostradamus besohet gjithashtu se ka parashikuar në mënyrë të saktë Zjarrin e Madh të Londrës në vitin 1666 kur shkroi për Londrën “djegia deri në zjarrin e ’66”.

Mistiku francez gjithashtu thuhet se ka parathënë revolucionin francez 1789 kur shkroi: “Këngët, këndimet dhe kërkesat do të vijnë nga të skllavëruarit.”

Disa teoricienë te teorive konspirative gjithashtu pohojnë se Nostradamus parashikoi tmerret e sundimit të Adolf Hitlerit mbi Europën.

Nostradamusi shkroi: “Nga thellësitë e Perëndimit të Evropës, një fëmijë i vogël do të lindë nga njerëz të varfër ,ai që me gjuhën e tij do të joshë një turmë të madhe. Fama e tij do të rritet drejt sferës së Lindjes.”

Nostradamus gjithashtu merret me parashikimin e saktë të vrasjes së Presidentit të SHBA, John F Kennedy në vitin 1963.

Nostradamusi shkroi: “Detyra e lashtë do të përfundojë, nga lart, e keqja do të bjerë mbi njeriun e madh. Një i pafajshëm i ngordhur do të akuzohet për veprën, fajtorët do të mbeten në mjegull”.

Presidenti Kennedy u vra më 22 nëntor 1963, kur u qëllua nga Lee Harvey Oswald.

Një pasazh tjetër i fshehtë i atribuuar Nostradamus thuhet se ka paralajmëruar për sulmin shkatërrues amerikan në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945.

Ai në fjalë të tij thotë: “Pranë portave dhe brenda dy qyteteve, do të ketë sulme të ngjashme me të cilat nuk u pa kurrë. Familje brenda murtajës, njerëz të veshur me çelik, duke i thirrur Perëndisë së madhe të pavdekshëm për lehtësim”.

Gjithsesi shkencëtarët nuk besojnë në parashikimet e francezit mistik. Peter Lemesurier, një linguist dhe autor i dhjetë librave për Nostradamusin deklaron që fjalët e profecive nuk janë mistike në origjinë. Ai beson se Nostradamusi ka përsëritur ngjarjet duke lënë të kuptohet se ngjarjet në histori shkojnë duke u përsëritur edhe në realitet.