“Donatori” mashtron njerëzit, iu merr mijëra euro kinse për të ndërtuar shtëpi

Policia e Kosovës dje arrestoi një person, pasi që i njëjti në periudhën kohore derisa ishte duke punuar si agjent terreni në UNHCR-it, duke shfrytëzuar pozitën e tij kishte arritur që disa të dëmtuarave duke i mashtruar t’ua marrë një shumë parash prej 17.800€ .

Këtë shumë parash ai e kishte marrë me arsyetimin se do t’iu ndihmonte për të përfituar nga donacione të organizatës për rregullimin e disa shtëpive.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.