Dorëhiqet Slobodan Vujiçiq

Slobodan Vujiçiq dha dorëheqjen sot si president dhe kryetar i partisë politike Fuqia e Re për arsye familjare, personale dhe profesionale.

Deri në Kuvendin e ardhshëm, partia do të kryesohet nga drejtori politik, Bojan Nakalamiq nga Hoça e Madhe, siç parashikohet në statut.

Vujiçiq do të mbetet në krye të OJQ-së “Shoqata e Malazezëve të Kosovës”.