Dortmund e nis me një ‘pesëshe’, Werderi i Rashicës befasohet nga Dusseldorf

Borussia Dortmund e ka nisur në mënyrë të frikshme sezonin e ri në Bundesligë, pasi ka mposhtur 5-1 Augsburgun.

Gjithsesi, mysafirët e nisën ndeshjen më mirë duke shënuar qysh në minutën e parë me Niederlechner.

Por rezultati u barazua vetëm 2 minuta më pas me sulmuesin në formë Paco Alcacer.

Pjesa e dytë ishte fatale për Augsburgun, pasi ‘Verdhezinjët’ shënuan katër gola.

Jadon Sancho (51’), Marco Reus (57’), Paco Alcacer (59’) dhe Julian Brandt (85’) i siguruan fitoren e madhe skuadrës së Lucien Favre.

Ndërkohë, Werder Bremeni nuk e ka nisur mirë kampionatin e ri, pasi u mposht në shtëpi 1-3 nga Dusseldorf.

Hennings (36’) zhbllokoi rezultatin për 0-1, para se Johannes Eggestein (47’) të baraspeshonte gjithçka pas asistimit të Milot Rashicës, i cili u zëvendësua në minutën e 65’.

Por nga ky moment, mysafirët shënuan edhe dy gola nëpërmjet Karaman (52’) dhe Ayhan (64’) për ta vulosur rezultatin përfundimtar 1-3.