Dortmundi nuk do ta shesë Haalandin gjatë kësaj vere

Borussia Dortmundi ka përjashtuar mundësin e shitjes së Erling Haalandit gjatë kësaj vere.

Sipas “BBC SPORT” drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur ta mbajnë sulmuesin përkundër ofertave për të.

Interesim për yllin norvegjez kanë shprehur Chelsea dhe Manchester City.

Madje dy klubet angleze mund të dërgojnë një ofertë të lartë për Haalandin.

Por përkundër kësaj klubi thuhet se ka vendosur që ta mbajë në skuadër për edicionin e ri.

Haaland ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.