Drecun: Albin Kurti është pengesë e madhe për vazhdimin e dialogut

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka vetëm kritika për Albin Kurtin.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka deklaruar sot se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sillet papërgjegjshëm dhe bën deklarata ekstreme.

Drecun për “RTS” ka thënë se Kurti me deklaratën e tij se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re në Kosovë e shkell Kushtetutën dhe e porositi se asnjëherë nuk mund ta detyrojë popullin serbë ta njohë shtetin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“I takon të dërguarit amerikan që ta detyrojë të sillet në mënyrë racionale politike”, deklaroi Drecun për vizitën e të dërguarit special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell në Kosovë dhe Serbi.

“Këtu duhet të respektohet vullneti i popullit serb i shprehur në zgjedhje”, shtoi Drecun duke paralajmëruar se Kurti do të krijojë probleme të mëdha në dialog sepse “tani paraqet pengesë të madhe për vazhdimin e dialogut”.