Drecun: Kosova po do ta shmangë plotësisht formimin e Asociacionit

Kosova po do ta shmangë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kështu po konstaton deputeti i Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, një sjellje e tillë e Kosovës, tregon se Prishtina është bashkëbisedues jo i besueshëm.

“Prishtina plotësisht dëshiron të shmangë atë që është thelbi i marrëveshjes së parë të Brukselit, e cila është formimi i Asociacionittë Komunave Serbe, pavarësisht nga fakti se një sjellje e tillë tregon se është një bashkëbisedues jo i besueshëm, një palë që nuk mund të besohet dhe në sjelljen e së cilës duhet të dyshohet gjithmonë “, deklaroi Drecun.

Ndryshe, qeveria e Kosovës ka mohuar kategorikisht se në dialogun e Brukselit do të diskutohet për Asociacionin.

Sidoqoftë, kryeministri Hoti ka thënë se kjo marrëveshje e 2013-tës duhet të respektohet