Drecun: Pres që Remi të jetë i akuzuar nga Specialja

Kryetari i të ashtuquajturit Këshillit të Serbisë për Kosovë, Millovan Drecun, ka thënë se pret që Remi të jetë nga të akuzuarit e Speciales.
Dje është raportuar se Remi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, por nuk është specifikuar nëse është në cilësinë e dëshmitarit apo të akuzuarit.

Mirëpo, Drecun thotë se ai pret që Rrustem Mustafa të jetë i ftuar si i akuzuar.

Drecun pretendon që “Specialja e ka ftuar sepse janë kryer shumë krime në zonën e përgjegjësisë së Remit”.

“Ka pasur shumë burgje ilegale. Në një nga këto burgje janë mbajtur edhe dy gazetarë serbë në bazë të një raporti të OSBE-së”, thotë Drecun.

“Pres që të ngrihet akuza, por më duhet të informoj publikun që kjo nuk është definitive. Në muajt në vijim prokuroria speciale do të vendosë nëse ka prova të mjaftuara ose jo për t’u ngritur akuzat”, shtoi ai.