Dua Lipa në krye të nominimeve të VMA

Dua Lipa po korr shume sukses me këngët e saj të fundit.
Këngëtarja me famë botërore, ka udhëhequr nominimet në UK Music Video Awards.
Shqiptarja ka siguruar plot tetë nominime, përfshirë dy në kategorinë “Video më e Mirë Pop (MB)” me këngët Physical dhe Break My Heart.
Ajo ndiqet nga artistë të tjerë të mëdhenj si Michael Kiwanuka me 5 nominime, The Weeknd po ashtu me 5 dhe Beyonce me 4 nominime.
Sipas mediave të huaja, çmimet e këtij viti kanë numrin më të madh të kategorive në UK VMAs, pas shtimit të “Best Lockdown Video” si rezultat i pandemisë COVID-19.