Dua Lipa në mbështetje të Joe Biden: Ishte pranë nesh kur Kosova po përballej me një katastrofë humanitare

Dua Lipa ka dalë publikisht për ta mbështetur Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në SHBA që ta votojnë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Në një video në faqen në rrjete sociale të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara “Shqiptarët Amerikanë për Joe Biden”, ajo dërgoi mesazh të qartë politik.
“Biden ishte pranë nesh kur Kosova po përballej me një katastrofë humanitare”, tha Dua.