Dua Lipa rrëmben dy çmime në ‘Global Awards’

Sukseset per Dua Lipen nuk kane te ndalur. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Brit Awards, Dua Lipa vazhdon të rrëmben çmime.

Ajo mbrëmë ka rrëmbyer dy çmime në “Global Awards”.

Dua Lipa ka fituar çmimin “Artistja më e mirë”, si dhe “Artistja më e mirë britanike”.

Ajo në një postim në Instagram ka falënderuar Global Awards për këto dy çmime, derisa thotë se u ndje me fat që fitoi këto dy çmime.