Dua Lipa uron 28 Nëntorin me flamurin kombëtar në duar: Krenare që jam shqiptare

Dua Lipa uroi gjithë shqiptarët me një foto me flamurin kuq e zi.

Dua Lipa arrin çdo herë t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët kudo në botë, me sukseset që i arrin.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja publikoi një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi.

Me këtë foto, ajo uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa shprehet krenare që është shqiptare.

“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! KRENARE QË JAM SHQIPTARE URIME DITA E PAVARËSISË!!”, shkruan Dua.

Kujtojmë se Dua Lipa mbrëmë ka mbajtur koncertin virtual “Studio 2054”, në të cilin dhuroi performancë mahnitëse dhe kishte të ftuar edhe shumë emra të njohur.

Kujtojmë se Dua Lipa mbrëmë ka mbajtur koncertin virtual “Studio 2054”, në të cilin dhuroi performancë mahnitëse dhe kishte të ftuar edhe shumë emra të njohur.