Dumoshi: Gjysmë milioni euro për mundësi të punës praktike për 400 të rinj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka nënshkruar marrëveshjen e financimit mes MKRS-së dhe UNDP-së për zbatimin e projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2, më konkretisht programit të praktikës në punë në Kosovës.

Në një postim në llogarinë e saj në ‘Facebook’, Dumoshi ka thënë se përmes këtij programi MKRS-ja ka kontribuuar me fondin prej gjysmë milioni euro i cili do të zbatohet në bashkëpunim me MPMS-në, nëpërmjet Agjencisë së Punësimit

Programi do të ndihmojë rreth 400 të rinj të regjistruar në Agjencinë e Punësimit, si punëkërkues që të bëjnë praktikë në punë, në sektorin privat por edhe në institucione publike dhe kështu të aftësohen profesionalisht.

Postimi i plotë:

“Sot bashkë me Përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Maria Suokko, nënshkruam marrëveshjen e financimit mes MKRS-së dhe UNDP-së për zbatimin e projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2, konkretisht programit të subvencionimit të pagës në Kosovës.Përmes këtij programi MKRS-ja ka kontribuuar me fondin prej gjysmë milioni euro i cili do të zbatohet në bashkëpunim me MPMS-në, nëpërmjet Agjencisë së Punësimit.”