Durmishi nuk bind Lazion, Tare e përcjell drejt Turqisë

Riza Durmisi nuk do të luaj me Lazion këtë sezon.

Mbrojtësi danez me origjinë shqiptare nuk u përshtat me bardhekaltërit vitin e kaluar dhe tani Igli Tare ka gjetur destinacionin për 25-vjeçarin.

Drejtori Sportiv i Lazios është në bisedime të avancuara me Fenerbahçen, me këta të fundit që kanë fituar derbin e merkatos me Besiktas për lojtarin, duke ofruar huazimin me të drejtë blerjeje.

Durmisi luajti vetëm 10 ndeshje në Serinë A sezonin e kaluar dhe i kushtoi Lazios 6 milionë Euro, ndërsa tani Tare pretendon të paktën 5 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.