Dy deputetët e AAK-së festojnë sot ditëlindjen, pijnë alkool me shefin e tyre

Deputetët e AAK-së, Gani Dreshaj dhe Bekë Berisha, i kanë festuar ditëlindjet e tyre – të cilën e shënojnë në të njëjtën ditë, më 14 gusht – bashkë me shefin e tyre të partisë, Ramush Haradinajn.

Haradinaj, Dreshaj dhe Berisha, në një fotogrtafi të publikuar nga kryeministri në largim, janë shfaqur duke konsumuar nga një gotë me pije alkoolike me rastin e ditëlindjeve të dy deputetëve.

“Sot një dolli për shëndet të mirë në ditëlindjen e 54-të të Ganiut dhe të 41-të të Bekës. Urime miq ditëlindja”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.