Dy persona sulmohen me thikë në Podujevë

Një person ka sulmuar dy persona me thikë për shkak të një mosmarrëveshje, bën të ditur Policia e Kosovës.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua.

Rasti ka ndodhur dje në orët e pasdites, rr. “Ramadan Salihu” në Podujevë.