Dy skuadra të Premierligës interesohen për Thomas Lemar

Thomas Lemar është në radarin e dy skuadrave angleze.

Mesfushori ofensiv i skuadrës së Atletico Madrid, Thomas Lemar, ka tërhequr vëmendje nga Premierliga.

Francezi, ndonëse nuk pati statistikat më të mira të mundshme me Atleti edicionin e kaluar, vazhdon të shihet si lojtar me potencial të lartë.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, dy skuadra angleze duan shërbimet e lojtarit

Edhe pse shpenzonin 72 milionë euro për kartonin e Lemar, Atletico janë gati ta lënë lojtarin të largohet nga ‘Wanda Metropolitano’.

‘Goal’ nuk ka zbuluar emrat e dy skuadrave angleze që po interesohen për lojtarin, por Premierliga mund të ishte destinacion i mirë për të.