Dy vajza janë zhdukur gjatë 48 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës raporton se brenda 48 orëve janë zhdukur dy vajza, njëra është nga Peja dhe tjetra nga Lipjani.

Në Lutogllavë të Pejës një person ka raportuar se vajza e tij është zhdukur më 12 mars.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, shkruhet në raportin e Policisë.

Policia më tej raporton se dje një grua ka thënë që në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, vajza me aftësi të kufizuara është larguar nga ajo.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte me vajzën e saj viktimën femër K-Shqiptare e moshës së mitur me aftësi të kufizuara është larguar nga ajo dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, shkruhet në raportin e Policisë.