Dybala mund ta vazhdojë kontratën me Juven

Sulmuesi argjentinas i ka bindur drejtuesit e Juves, të cilët e duan atë edhe në të ardhmen në ekipin e tyre

Paulo Dybala do ta ketë të ardhmen të lidhur me Juventusin.

Sulmuesi argjentinas pritet ta vazhdojë kontratën me “Bianconeri”, shkruan portali italian “Calciomercato”

Ish-futbollisti i Palermos shkëlqeu këtë sezon me “Bianconeri”, prandaj ai pritet të shpërblehet për këto paraqitje.

Mediumi italian shkruan se përfaqësuesi argjentinas do ta vazhdojë kontratën me Bardhezinjtë deri në vitin 2024 ose 2025.

Vitin e kaluar, Dybala ishte pranë largimit nga Juve dhe transferimit në Tottenham.

Por, trajneri Maurizio Sarri vendosi t’i besonte atij dhe në fund të ditës nuk gaboi.