E ardhmja e Maurizio Sarrit pritet të jetë në Ligën Premier: Arsenal dhe Tottenham janë vënë pas tij

Jose Mourinho tashmë është emëruar zyrtarisht si trajner i Romës, pozitë që flitej se ishte e rezervuar për Maurizio Sarrin.

Tani trajneri italian lidhet me një rikthim në Ligën Premier, pasi Arsenali dhe Tottenhami janë në bisedime me teknikun toskan, shkruan Football Italia.

Tottenham kishte filluar negociatat me ish-trajnerin e Juventusit dhe Chelseat, menjëherë pasi njoftuan për shkarkimin e Jose Mourinhos në prill.

Gjithash sipas mediave në Itali edhe Arsenali gjithashtu ka filluar bisedimet me Sarrin, pasi Mikel Arteta, pritet të largohet nga “Emirates” në fund të sezonit.

Sarri është i hapur për t’u rikthyer në Ligën Premier, ku aty e kishte kaluar një sezon me Chelsean, kur ai fitoi Ligën e Evropës.

Ai është akoma nën kontratë me Juventusin deri në qershor 2022.

Gjigandët e Serie A mund të kishin përfunduar marrëveshjen e tij që vlen 6 milionë euro në vit deri në fund të prillit, duke paguar një tarifë prej 2.5 milionë euro në vit, por nuk e kanë përdorur këtë mundësi.

Kjo do të thotë që nëse Sarri bashkohet me ndonjë klub tjetër, ai do të duhet të lirohet nga Juventusi, ose Zonja e Vjetër mund të kërkojë dëmshpërblim për ta lënë trajnerin të largohet.