E rëndë, ndërron jetë në moshën 45-vjeçare shefi i komisariatit të Lushnjës

Ka humbur jetën shefi i komisariatit të Lushnjës, Adrian Matani në moshën 45-vjeçare.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Metanit e kanë bërë me dije miqtë dhe kolegët me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Mësohet se shefi i komisariatit dyshohet se ka humbur jetën nga infarkti në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, 45-vjeçari ka humbur jetën.
Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjës.