Edhe shqiptarja Ava Max promovohet në “Times Square” të Nju Jorkut

Ava Max çdo ditë po ngjitet në hapat e suksesit në industrinë e muzikës.
Ava Max ka shënuar sukses të madh me këngën “Sweet but psycho”, e cila qëndroi lartë në top-listat amerikane dhe ato britanike

Këngëtarja shqiptare së fundi është promovuar edhe në ekranet gjigante në “Times Square” të Nju Jorkut.

“A është ky realitet!! ???? Në mes të Times Square?!?! ÇFARË!!!! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify ….. e keni bërë vajzën tuaj të qajë !!!!! @spotify @mikebiggram ❤️ Unë ju dua të gjithëve shumë. Gjithashtu, përqafim të madh për @agraver dhe @samberger për mbështetjen e tyre të mahnitshme!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ava Max është “So Am I”, i cili u prit mirë nga publiku.