Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, numri shkon në 23

Edhe tri viktima të reja janë shënuar në Maqedoninë e Veriut, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 21.

Sipas Alsat M, një viktimë është nga qyteti i Koçanit kurse dy viktima nga qyteti i Tetovës.

Sipas statistikave të djeshme në Maqedoninë e Veriut, gjithsej ka 555 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 514 janë raste aktive. Deri më tani janë shëruar 23 persona.