Eksperimenti i Harvardit që mund të sjellë vaksinë për Covid 19 jep shenjat e para

Majmunët, që u janë dhënë gjashtë prototipe të vaksinës së koronavirusit, janë mbrojtur nga infektimi, sipas një studimi të Universitetit Harvard. Ky studim jep shpresë që edhe mbrojtja e njerëzve nga infektimi mund të jetë në horizont.

Dy studime të reja japin shenjat e para se mbijetimi nga Covid 19 mund të rezultojë me fitimin e imunitetit nga riinfektimi, dhe vaksina për këtë duket të jetë në horizont.

Sipas një studimi, 9 majmunë që ishin të infektuar me koronavirus, nuk e kanë marrë sërish virusin pasi janë shëruar, shkruan Daily Mail.

Në një studim tjetër, 25 majmunëve u janë dhënë gjashtë vaksina që janë në fazë të parë, ndërsa 10 të tjerëve u janë dhënë nga një vaksinë false.

Pas kontrollimit, 10 majmunët me vaksina false kishin një shkallë të lartë të virusit në hundën dhe mushkritë e tyre, por 25 të tjerët e kishin virusin në nivel shumë të ulët, ose nuk kishin fare virus.

Hulumtuesit e universitetit Harvard thonë se tani eksperimentet duhet të bëhen te njerëzit.