Elation Hypercars zbulon “bishën” tërësisht elektrike

Prodhuesi amerikan Elation Hypercars ka zbuluar krijimin më të ri tërësisht elektrik. Modeli i quajtur “Freedom” është makina e parë elektrike e prodhuar në SHBA dhe pritet të ketë një çmim prej 2 milionë dollarësh. Elation Freedom bazohet në një shasi me fibra karboni ultra të lehta dhe ka tre motorë elektrikë me 1.414 kuaj fuqi.
Motorët mundësohen nga një paketë baterie 100 kwh. Sipas themeluesit të kompanisë, Carlos Satulovsky, Freedom mund të arrijë 0-96 km/ orë në vetëm 1.8 sekonda, dhe ka një shpejtësi maksimale prej 415 km/ orë. Përveç versioneve elektrike, firma amerikane po zhvillon gjithashtu një version termik.
Freedom Iconic Collection ka një motor 5.2 litërsh V10 që jep 761 kuaj fuqi në të katër rrotat, ndërsa për shkak të mungesës së baterisë, pesha do të jetë më e vogël, duke arritur 1.293 kg krahasuar me 1.650 kg të versionit EV.