fbpx

Elon Musk kritikon ashpër Facebookun: Fshijeni, është kot fare

Një ndër njerëzit më të pasur në planet, Elon Musk vazhdon të hedhë kritika ndaj rrjeteve sociale. Kësaj radhe ai ka targetuar platformën e Mark Zuckerbergut, Facebook.

Derisa aktori anglez, Sacha Baron Cohen, ngriti një pyetje në profilin e tij në Twitter se përse një person si Zuckerbergu duhet të ketë qasje dhe kontroll në informacionet personale të 2.5 miliardë njerëzve dhe propozoi se kompania duhet të kontrollohet nga qeveritë e jo “nga një perandor i vetëm”, Musk u përgjigj: “Fshijeni Facebookun. Është kot fare”.

Aktori ka qenë gjithmonë kritik ndaj rrjeteve sociale si Facebook, Teitter e Youtube, duke i klasifikuar ato si makineria më e sofistikuar e propagandës nga ku përfitojnë dhe politikanët.

I tillë është dhe krijuesi i Tesla-s dhe SpaceX, ku edhe më parë nuk i ka kursyer kritikat ndaj Facebookut dhe Zuckerbergut.

Në vitin 2018, ai vendosi mbylljen e të gjitha faqeve të Facebookut të kompanive të tij pasi u publikua lajmi se një agjenci të dhënash “Cabridge Analytics” kishte marrë të dhënat e mbi 87 milionë përdoruesve.

Musk megjithatë mban një profil zyrtar në Instagram, sikurse edhe kompanitë e tij Tesla dhe SpaceX, ndonëse platforma është në pronësi të Facebookut. Musk më parë kishte thënë se Instagrami “është ok” përderisa mbetet “i pavarur” nga kompania e saj amë.